Anëtarët shqiptar të Këshillit Gjyqësor në mënyrë demonstrative bojkotojnë Karaxhovskin

242
fresco

Kryetari i Këshillit Gjyqësor republikan, Zoran Karaxhovski në formën më brutale bojkotohet nga anëtarët shqiptar të këti këshilli. Bekim Rexhepi, Selim Ademi, Beqir Shahini dhe Shemsedin Jusufi nuk morën pjesë në pres-konferencën e sotme. Këta anëtar në mënyrë demostrative nuk u rreshtuan pas kryetarit të këti këshilli, Zoran Karaxhovski, mëson Zhurnal.

Karaxhovski para një ore mbajti një preskonferencë të jashtëzakonshme ku në formën më dramatike u ankua se 5 gjykatës të Gjykatës Administrative janë marrë në pyetje nga PSP në Maqedoni. Sipas Karaxhovskit me këtë po dëmtohet imazhi dhe pavarësia e gjykatave.

Ndryshe, ai gjatë kësaj konference me çdo kusht tentoi që tju del në ndihmë 5 gjykatësve të cilët janë të dyshuar se janë të përfshirë në kriminalitet dhe korrupcion. Ndërkoh Këshilli gjyqësor republikan duke i shkelur të gjitha ligjet mbajti pres-konferencë për tju dalë në ndihmë 5 gjykatësve, por asnjëherë nuk reagoi në rastin “justicia”, kur policia arrestoi gjykatës nën dyshimin se kishin bërë keqpërdorime të detyrës.

Comments