Seanca e sotme e Këshillit të Prokurorëve është anuluar përsëri, por kryetari i Këshillit, Petar Anevski ka informuar se Këshilli dje ka diskutuar në lidhje me parashtresën e Ushtrueses së Detyrës Kryetare e Penales, Tatjana Mihajllova dhe ka sjell vendim që Janeva dhe Fetai me sjelljen e tyre kanë shkelur Kodeksin për Etik të Prokurorëve Publik.
“Sjellja e Janevës dhe Fetait është e papranuar dhe në kundërshtim me kodin etik”, tha Anevski, por nuk ka potencuar se si prokurorët do të sanksionohen.
Anevski tha se do t’i propozoj Prokurores Speciale, Janeva, që të zëvendësoj prokurorin i cili e mbron aktakuzën kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski për lëndën “shuplakat në Qendër”.
Katica Janeva dhe Fatime Fetai në seancën e fundit u gjobitën me 4000 për shkak, siç është shorehur gjykatësja “sjelljes së pahijshme”.