Ish-Gjenerali i ARM-së gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe kyzetari i parties “ Dinjiteti”, Stojançe Angellov, ka vendosur lule në përmendoren e pjesëtarëve të vrarë të forcave të sigurisë së RM-së në konfliktin e vitit 2001 dhe shprehu opinionin e tij për çështjet aktuale në Maqedoni.
“A kishte nevojë për një luftë të tillë Maqedonia apo jo, pywt gjenerali Angelov.Madje ai mendon se qeveria e atëhershme e Lubço Georgievskit edhe pa luftë, shqiptarëve do t’ua kishte dhënë këto të drejta që sot ata I gëzojnë, e kurse prapa luftës lame qindar të vdekur nga të dy palët, ekonomi të shkatëruar dhe një sasi parash të popullit të harxhuara së koti”, ka thënë Angelov duke shtuar se, ‘Ne si maqedonas, duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë se shqiptarët janë realiteti jonë, të pajtohemi me këtë fakt dhe të mësohemi të jetojmë bashkë me to’, tha Angellov.
Ai theksoi se e përkrah përdorimin e gjuhës shqipe në institucione me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, ndërsa tha se është kundër përdorimit të gjuhës shqipe në uniformat e policisë, ushtrisë, zjarrfikësve, mjekëve, sepse këtë gjë e konsideron si të tepruar dhe kundër kushtetuese.
Angellov ceku edhe nevojën për regjistrim të popullatës në Republikën e Maqedonisë, por kjo të bëhet për të ecur para e jo që çështja e numrave dhe për qindjeve të krijojë ndarje të reja ndërmjet popujve të Maqedonisë