Të paktën tre besimtarë janë therur me thikë nga një person i cili ka hyrë në një kishë në Birmingham gjatë lutjeve të mëngjesit, njoftojnë mediat lokale.Raportohet se sulmuesi është arrestuar.Incidenti ndodhi në kishën “New Jerusalem Aposotlic” sot në orën 10:50, njoftuan mediat lokale.
Një 46-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasjeje, raporton Birmingham Mail.Njëra prej viktimave, një burrë 33-vjeçar, është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile, raporton kjo gazetë.