Angli: Pacientët presin me orë në korridore, pa u kontrolluar nga mjekët (Video)
Në një spital në Stoke të Anglisë, janë filmuar dhjetëra pacientë që kanë pritur në korridore pa u kontrolluar nga mjekët.
Personave me shëndet të dobësuar, shumica prej të cilëve të moshuar, iu është ofruar shtrati me rrotë që të jenë më rehat, ndërsa u është shërbyer ushqimi dhe lëngjet.
Matthew Walker, i cili e kishte dërguar njerkën së spital, e ka publikuar këtë video në Facebook, për të treguar gjendjen e rëndë, transmeton Telegrafi.
Zyrtarë të spitalit, nuk kanë dhënë informata rreth kësaj pritje të gjatë mbi nëntë orë dhe mungesës së kontrollit nga mjekët.
http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2016/07/28/4859205671823458277/640x360_4859205671823458277.mp4