Një makinë ka shpërthyer këtë mbrëmje në aeroportin e Birmingham-it në Angli. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:03 me orën lokale dhe nuk raportohet se ka të lënduar. Zjarrfikësit arritën ta fiknin zjarrin brenda 20 minutave.
Shkaku i zjarrit mbetet ende për t’u zbardhur, por mendohet se nuk ka lidhje me ndonjë akt terrorist.
Asnjë fluturim nuk është vonuar ose anuluar si rezultat i flakëve.