Ankara, prokuroria nis hetimet për 110 ushtarë

245

Kryeprokurori i Ankarasë ka udhëruar ndalimin e 110 ushtarëve të forcës ajrore…

Kryeprokurori i Ankarasë ka udhëruar ndalimin e 110 ushtarëve të forcës ajrore, pas dyshimeve për lidhje me Fethullah Gulenin, të cilin Turqia e akuzon për orkestrim të tentimeve të dështuara për grushtshtet në vitin 2016.

Tre kolonelë, dy nënkolonelë, gjashtë majorë dhe tre kapitenë gjenden në mesin e personave për të cilët ka filluar operacioni i kërkimit në 15 provinca. Autoritetet turke kanë kryer shpesh bastisje të tilla kundër mbështetesve të dyshuar të Gulenit, pas tentimeve të dështuara për puç, si pasojë e të cilave kanë vdekur 250 persona. Gylen mohon përfshirjen në këtë proces. Derisa kritikët e Erdoganit akuzojnë atë për përdorim të tentimeve të dështura për grushtshtet, si arsyetim për të shtypur kundërshtarët.Por sipas autoriteteve turke, këto masa janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Comments