Serbët lokalë në Kosovë përmes përdorimit të buldozerëve këtë të diel kanë arritur që të bëjnë rrënimin e murit që ishte ndërtuar në Mitrovicë, kështu duke shtuar tensionin në vend për disa javë me radhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Serbët, të cilët nuk e njohin Kosovën si shtet, kanë filluar ndërtimin e këtij muri në dhjetor, duke thënë se ishte për të bërë mbrojtje nga rrëshqitja e dheut, por Qeveria e Kosovës tha se strukturat ishin të një përpjekje për të ndarë më tej qytetin përgjatë vijave etnike dhe ky mur duhet të shkatërrohej.
Tensionet ishin rritur në javët e fundit për shkak të këtij m uri dhe të një treni të nisur nga Beogradi për të arritur në Kosovë e që mbante sloganin ‘Kosova është Serbi’ por që u ndalua nga policia kufitare e Kosovës.
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, ka akuzuar autoritetet e Prishtinës se kanë dashur të fillojnë një luftë, ndërsa homologu i tij i kosovar, Hashim Thaçi ka akuzuar Serbinë për shfrytëzim të shembullit të Rusisë në Krime, për të aneksuar pjesën veriore të Kosovës, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.
“Turp për ta. Me këto para do të mund të kishim ndërtuar tri shtëpi të reja”, ka thënë një qytetar serb, Jovo Iliq, teksa po përcjellte shkatërrimin e murit.
Po ashtu karabinierët italiane po ruanin zonën, si pjesë e misionit të NATO-s që ende ka një forca të stacionuar në Kosovë për të siguruar paqe dhe qetësi.