Ansambli “ Shkupi” merr çmimin e dytë në festivalin ndërkombëtar “Todorica” (Foto)

329

Ansambli i këngëve dhe valleve “ Shkupi” u shpërblye me vendin e dytë në Festivalin ndërkombëtar të folklorit burimor “Todorica” që u mbajt në Sveti Nikollë.

Sveti Nikolla ka një traditë të pasur popullore dhe paraqet folklor të pasur maqedonas që me vlerat e saja autentike ka rëndësi globale. Pas fillimit të festivalit ‘ Todorica’ u bë një qendër e vërtetë e folklorit burimor duke përfshirë edhe grupe të ndryshme etnike nga Maqedonia dhe jashtë vendit.

Festivali ndërkombëtar i folklorit burimor ‘Todorica’ është festival garues, ku zgjidhet performanca më e mirë vokale, performanca më e mirë instrumentale dhe performanca më e mirë në skenë.

Comments