Anti-Korrupsioni refuzon ankesat e dy drejtorëve të shkarkuar

319
fresco

Komisioni për parandalimin e korrupsionit, në seancën e sotme refuzoi dy kundërshtime të drejtorëve të cilët ishin ankuar se janë shkarkuar nga detyra në mënyrë joligjore.

Bëhet fjalë për Oliver Andonov, ish drejtor i ndërmarrjes publike “Jasen” dhe Lidija Bogdanovska ushtruese e detyrës në zyrën për sistem informativ dhe hapësinor në Ministrinë për mjedis jetësor, të cilët ishin ankuar se janë shkarkuar nga detyra në kohë kur janë shpallur zgjedhjet, duke u thirrur në nenin 8a të ligjit për zgjedhjet.

Të dy kundërshtimet në lidhje me shkarkimet e tyre nga Komisioni anti-korrupsion u vlerësuan si të pabaza pasi që shkarkimet janë bërë para shpalljes së zgjedhjeve lokale.

Comments