Antikorrupsioni pranon 4 nga 5 kërkesat e LSDM-së (VIDEO)



Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit hapi procedurë për katër prej pesë parashtresave që i parashtroi LSDM-ja për punësime në periudhën parazgjedhore. Komisioni do të kërkojë arsyetime për shpalljet për zgjedhjen e gjashtë noterëve nga Ministria e Drejtësisë, për punësimin e një nëpunësi në sportelet e Postave të Maqedonisë, për një mësues nga gjuha turke në shkollën fillore në Karbincë, si dhe për punësimin e dy aktorëve në Teatrin për fëmijë dhe të rinj. Për më tepër do të kërkohen informata nëse punësimet kanë qenë urgjente dhe nëse ka pasur leje nga Ministria e Financave.
“Vetë konstatimi i parashtruesit është se ministri mund dhe duhet t’i zgjedhë, d.m.th. t’i emërojë noterët, por sepse jemi në periudhën zgjedhore, edhe më se e pritshme është se konkursi do të ishte keqpërdorur për t’u dhënë kandidatëve premtime të caktuara. Prandaj i propozoj Komisionit të sjellin një konkluzion që ta marrin si lëndë pune dhe t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë me qëllim që të kontrollohen pretendimet në ankesë”, ka deklaruar Goran Milenkov, anëtar i KSHPK-së.
Komisioni hodhi poshtë parashtresën e LSDM-së për hetimin e ligjshmërisë së punësimit të një IT administratori në këtë Komision, me arsyetim se ky punësim ka qenë i justifikuar për shkak të urgjencës. Në parashtresat që i parashtruan, nga LSDM-ja pohojnë se ka shkelje të Ligjit të Zgjedhjeve dhe të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa kërkojnë edhe ndalimin e procedurave deri pas mbarimit të zgjedhjeve ose të ndërmerren masa përkatëse ligjore nga ana e Komisionit./alsat-m