Komisioni për parandalimin e korrupsionit kërkon të hapet procedurë kundërvajtëse kundër ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Punësimi i motrës së tij në MEPSO është vlerësuar si i dyshimtë pasi vlerësojnë se ministri ka mundur të ndikojë gjatë punësimit të saj. Sqarimi është se kompanitë energjetike ne vend janë nën kompetencat e drejtpërdrejta të Ministrisë së ekonomisë.
Të hapet procedurë kundërvajtëse kundër ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pasi në kohën e punësimit të motrës së tij në tetor të vitit 2018, në dokumentet që ka ofruar vetë në aplikimin në konkurs, shihet se ata jetojnë në adresë të njëjtë, gjegjësisht në një banesë”-tha Vladimir Georgiev, anëtarë i Komisionit anti-korrupsion.
Edhe punësimet në kompani shtetërore të familjarëve të deputetëve të LSDM-së Mira Stojçevska, Kostadin Kostadinov dhe Aleksandar Kiracovski nuk kanë qenë në përputhje me ligjet. Kështu Komisioni Anti-korrupsion kërkon të hapet procedurë edhe kundër tyre. Ata kanë konstatuar se gjatë punësimit të djalit të Stojçevskës, ELEM ka shpikur një vend të re pune.
Nuk është zhvilluar asnjë procedurë tjetër apo nuk kanë konsultuar ranglistë, e as nëse ekzistojnë kritere, a ka pasur intervistë. Do të thotë, drejtori në këtë rast, pasi thirret në nen nga ligji , ka diskrecion të plotë të vërtetojë kush nga kandidatët i plotëson kushtet dhe në fund me cilin nga kandidatët do të lidhet kontratë pune”-theksoi Vladimir Georgiev, anëtarë i KPK.
Dy padi kundërvajtëse fitoi edhe presidenti në largim, Gjorgje Ivanov për avancimin e oficerëve të ARM-së në periudhë parazgjedhore. Në mënyrë plotësuese Komisioni për parandalimin e korrupsionit njoftoi se punësimi i vajzës së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në ELEM dhe djalit të deputetit Goran Misovski në Agjencinë e supervizionit, kanë qenë sipas ligjit dhe në këto raste nuk ka pasur kurrfarë parregullsie.
Ile Petrevski

