Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i është kundërpërgjigjur Nasim Haradinajt, nënkryetarit të OVL- UÇK-së. Ku ky i fundit ka deklaruar se Anton Quni ishte i vonshëm në luftë.
Deputeti Quni, i kontaktuar nga “Gazeta Blic”, ka vendosur që përmes një video t’i përgjigjet Haradinajt.Në videon, që Quni, ka dërguar në redaksinë e Gazeta Blic, tregon kohën e saktë se kur ai ishte pjesëmarrës në luftë.
Ndërsa, Nasim Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka deklaruar në një medium, se Anton Quni kishte shkuar në luftë shumë vonë. Më saktësisht në Betejën e Koshares.

