Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Një stuhi e fuqishme goditi të hënën bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë reshje rekord bore që shkaktuan anulimin e mijëra fluturimeve.
Më shumë se 2.000 fluturime janë anuluar në SHBA të martën, duke përfshirë Bostonin, Newark dhe LaGuardian të cilat janë vendet më të prekura.
Pjesë të Rhode Island dhe Massachusetts kanë regjistruar gati 94 centimetra borë, ndërsa mbi 48 centimetra janë regjistruar në Central Park në New York City, sipas National Weather Service.
Paralajmërimet për mot të keq ishin që nga North Carolina deri në veri të Maines.
Më shumë se 600 mijë prona në bregun lindor të SHBA-së, përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa The Boston Globe, një nga gazetat kryesore amerikane, njoftoi se për herë të parë në 153 vjet histori nuk do të dalë në shtyp për shkak të stuhisë së borës.
Udhëtimi në të gjithë rajonin është kufizuar, me disa shtete dhe qytete që kanë vendosur ndalime qarkullimi gjatë periudhës më të ashpër të stuhisë.

