Anulohet mbledhja në Komisionin për sistem politik, mungoi prokurorja Janeva

212
fresco

LSDM dhe VMRO–DPMNE e shfrytëzuan anulimin e mbledhjes së Komisionit për akuza ndaj njëra-tjetrës. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së akuzoi VMRO-DPMNE-në se që nga java e kaluar ka përgatitur skenar që raporti i Prokurorisë Publike Themelore të mos shqyrtohet as në Komision e as në seancë plenare.
“Ata duan që raporti i Marko Zverlevskit asnjëherë të mos vijë as në Komision e as në seancë plenare. Prandaj nëse vërejtët dje në seancën plenare për votim nuk morëm pjesë, sepse nëse shihni se si janë të organizuara prokuroritë publike në RM, sipas çdo logjike, duhej që raporti i Marko Zvrlevskit të jetë pika e parë, ndërsa raporti i PSP e dyta. Sipas rregullores së Kuvendit, raportet mund të shqyrtohen edhe pa përfaqësues, por VMRO-DPMNE rregulloren e interpreton ndryshe”,- deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugarevski.
midle
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që prokurorja speciale, Katica Janeva, të paraqitet në Kuvend, pasi që, siç thonë, me mosparaqitjen e saj shkel Kushtetutën dhe ligjet. Nëse Janeva nuk paraqitet në Kuvend, as një kërkesë e PSP-së nuk do të pranohet, deklaroi Ilija Dimovski nga Partia maqedonase në pushtet.
                     
“Derisa PSP dhe Katica Janeva nuk veprojnë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe  ligjet, pa hyrë në përmbajtjen, duam të potencojmë se nuk do të pranojmë absolutisht asnjë kërkesë e as propozim nga ana e PSP-së. Deri sa nuk mbaron shqyrtimi  për këtë pikë, nuk mund Komisioni të kalojë në pikën tjetër. Derisa nuk shqyrtohen të dy raportet, nuk mundet në seancë plenare të fillohet  shqyrtimi i asnjërit raport”,- theksoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.
Prokurorja speciale, Katica Janeva, të hënën braktisi punën e Komisionit për sistem politik dhe tha se do të marrë pjesë vetëm në seancën plenare, sepse po i bëhet mobing klasik gjatë debatit më Komision.
Comments