Anulohet ndeshja Everton-Liverpool
Derbi i “Merseyside” mes Evertonit dhe Liverpoolit nuk do të luhet.
Kjo ndeshje do të shtyhet shkaku i stuhisë Darragh, që goditi Mbretërinë e Bashkuar kohëve të fundit.
Ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të luhet kjo ndeshje.
Kujtojmë që Evertoni, do të priste rivalin e të njëjtit qytet Liverpoolin në “Goodison Park” sot në orën 13:30./IndeksOnline/