Anulohet seanca gjyqësore kundër Zoran Zaev

485

Seanca gjyqësore për rastin Mitmarrja është anuluar për me tre prill, për shkak të asaj se nuk u paraqit lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili është në Sarajevë në ndarjen e mirënjohjes për kryetarin e komunës më të mirë në Evropën Juglindore, transmeton Tetova1.

Në lëndën Mitmarrja, Zaev ngarkohet për kërkimin dhe pranimin e mitos nga biznesmeni nga Strumica, Ivan Nikolov Sacevaliev.

Në seancën paraprake që u mbajt në fund të muajit janar, mbrojtja e Zaevit kërkoi përjashtimin nga rasti të prokurorit Zlatko Bikovski, pasi që sipas tyre, ai është pjesë e një bashkimi kriminal që po e keqpërdor prokurorinë publike që politikisht ta hetoje liderin e LSDM-së.

Comments