Anulohet seanca gjyqësore për “shuplakat” ndaj Zhernovskit

240
fresco
Lënda është dërguar në Këshillin e Prokurorëve, ndërkohë që Katica Janeva dhe Fatime Fetai janë gjobitur me nga 1000 euro, pasi që prokurorja speciale, Katica Janeva, gjykatëses, Tatjana Mihajllovai, i është drejtuar me vërejtje  se nuk meriton të jetë gjykatëse.
Ky është epilogu i seancës së sotme gjyqësore për rastin e “shuplakave”, ndaj Zhernovskit. Në seancën e kaluar të mbajtur në dhjetor, Gjykata refuzoi audio-incizimet nga bisedat e përgjuara, derisa ka refuzuar edhe dëshmitarin e mbrojtur të PPS-së.
Ndryshe, akuzohen 14 persona, 5 prej të cilëve si nxitës, a të tjerët si kryerës direkt të dhunës. Mes të akuzuarve është edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri, Mile Janakievski, dhe ish-këshilltarja në komunën Qendër, Daniella Rangelova.
Comments