ANULOHET SEANCA PËR “SOPOTIN”



Seanca për rigjykimin e rastit të “Sopotit” është anuluar sërish të mërkurën në Gjykatën penale të Shkupit. Gjykata nuk ka dhënë arsyetim për shkaqet e anulimit të kësaj seance, kurse në te ka munguar edhe prokurori i çështjes. Avokati Naser Raufi tha se mosprezenca e Prokurorit dhe shtyrja e seancës tregon se Prokuroria Speciale Publike së shpejte pritet ta marr lëndën në ingjerencat e saja. Seanca e radhës është caktuar më 20 shkurt. Rasti i “Sopotit” është nga viti 2003, kur gjatë eksplodimit të një mine në afërsi Sopotit humbur jetën dy ushtarë polak dhe një civil. Për këtë rast u gjykuan 10 banorë të fshatit Sopot me gjithsej 140 vite burg, shumica e të cilëve vuajtën nga shtatë vite burg, kurse tani ndodhen në liri me detyrim paraqitjeje çdo javë në gjykatë.