
Stejt Departamenti amerikan bëri të ditur se është anuluar takimi i sotëm i sekretarit shtetëror Majk Pompeo me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.
Në kumtesën e Stejt Departamentit theksohet se takimet e Pompeos duhet të ri caktohen për shkak të “çështjeve të nxehta”, por nuk theksohen cilat.
Kabineti i Merkelit dhe shefi i diplomacisë gjermane Hajko Mas ende asgjë nuk është përmendur.
Pompeo në Berlin duhej të udhëtojë nga Finlanda, ku do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Artikut.
Stejt Departamenti thekson se Pompeo së shpejti do ta vizitojë Berlinin.