Apeli e pranoi ankesën e PPS-së, Penalja rishqyrton paraburgimin e Sead Koçanit

298

Ankesa e PPS-së në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për dhënien e garancisë së Sead Koçanit është pranuar nga Gjykata e Apelit.

Këshilli Penal i kësaj gjykate ka pranuar ankesën duke sqaruar se gjatë dhënies së garancisë nuk janë dorëzuar dëshmitë e nevojshme relevante për vendim të ligjshëm ndaj propozimit.

“Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit solli vendim, me të cilin vepron në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike, të deklaruar kundër vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, në pjesën që ka të bëjë me masën e sigurimit të pranisë së të akuzuarit – shqiptim i garancisë dhe vendosi që të njëjtën ta pranojë dhe me vendimin e shkallës së parë, me të cilën është pranuar garancia e dorëzuar nga pala mbrojtëse e të dyshuari S. K., shfuqizohet ajo pjesë dhe lënda kthehet përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ku do të veprojë gjykatësi i procedurës paraprake”,- thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Kjo është hera e tretë që Gjykata Penale duhet të vendos rreth paraburgimit të Sead Koçanit, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust”.

Më 18 maj gjykatësja e procedurës paraprake, Daniella Dimovska, vendosi që të mos ketë paraburgim për biznesmenin, Sead Koçan, i cili më shumë se dy muaj ishte në arrati. Atij i është marrë pasaporta dhe ka dhënë garanci prej rreth 900 mijë eurove. Në këtë rast PPS akuzon tre persona fizikë dhe tre juridikë, pasi që sipas hetimeve ka dyshime se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 17 milionë euro.

Comments