Apeli konfirmon aktakuzën ndaj Haki Rugovës

602
fresco

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, për veprën penale “konflikti i interesit”.

Rugova akuzohet lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga vëllai i tij, Gani Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Organi i akuzës pretendon se me anë të këtyre veprimeve, i akuzuari Rugova, i ka mundësuar vëllait të tij, Gani Rugovës interes financiar.

Në vendimin e Apelit theksohet se është i pabazuar pretendimi i mbrojtjes se prokuroria ka dështuar të argumentojë lidhjen kauzale mes nënshkrimit të kontratës dhe realizimit financiar për vëllain e të pandehurit, Gani Rugova.

Comments