Një kosovar tjetër shkoi deri në kufirin e Lituanisë me Rusinë. Aty la një poster me kërkesë që rusët ta njohin shtetin e Kosovës bashkë me simbolet e shtetit të ri europian.
Agon Turkaj nga Peja i kaloi pushimet në një vend ku shkojnë pak kosovarë. Udhëtimin e tij në Detin Baltik e shfrytëzoi për t’i lënë një porosi rusëve, meqë kaloi përskaj kufirit të këtij shteti me Lituaninë.
Me një poster të vendosur në Kaliningrad kosovari kërkonte nga Rusia që t’ia njeh shtetin.
“Posteri ka mbajt dy fjali të thjeshta në gjuhën shqipe, ruse dhe atë angleze’, tha ai për Klan Kosovën.
Për këtë veprim studenti i Mjekësisë u inspirua nga problemet që ka ai dhe qytetarët e Kosovës për të marrë vizë.
Ai kishte kontaktuar me Ambasadën ruse e cila kishte thënë se duhej të pajisej me pasaportë serbe për të udhëtuar në këtë shtet.
Posteri i Turkajt tërhoqi vëmendjen e turistëve të tjerë.