APM apel Xhaferit: Mos lejo 10 grupe parlamentare nga VMRO-ja

172

Aleanca për Maqedoni Pozitive konsideron se neni 33, paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit, i cili thotë se “grupi parlamentar përbëhet nga të paktën pesë deputetë që i përkasin një apo më shumë partive politike”, nuk lejon që një parti të formojë më shumë grupe parlamentare.

APM i bën thirrje kryeparlamentarit, Talat Xhaferit, të mos pranojë krijimin e më shumë se një grupi parlamentar të deputetëve nga VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, derisa të paktën pesë deputetët nuk japin garanci se janë anëtarë më të asaj partie ose koalicioni të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, me këtë qasje do të ruhet reputacioni i Kuvendit, do të ulen tendencat për të bllokuar punën e parlamentit.

Comments