Arbana Osmani: Ja pse zgjodha “Dua të të bëj të lumtur”

289

Arbana Osmani: Ja pse zgjodha “Dua të të bëj të lumtur”

Prej 29 tetorit në Top Channel ka startuar një prej programeve që ka gozhduar publikun përpara ekranit, “Dua të të bëj të lumtur” drejtuar nga Arbana Osmani.

Pas një periudhe pushimi, Arbana është rikthyer për të sjellë programin që gjithmonë ka dashur të bëjë. Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, moderatorja ka rrëfyer më tepër për këtë program edhe se cila ka qenë arsyeja pse ajo donte “Dua të të bëj të lumtur”.

“Kam dashur ta bëjë këtë program pasi gjithmonë kam dashur të jem pranë njerëzve të thjeshtë, pranë njerëzve që nuk kanë lidhje me ekranin apo me botën e shoubiznesit. Ndoshta jam velur duke qënë në kontakt me këtë kategori njerëzish si artistë, personazhe të njohur apo njerëz të thjeshtë që duhet që duan të bëhen të famshëm”, ka thënë Osmani, shkruan Top Channel.

Comments