Ardon Jashari vazhdon kontraten me FC Luzern
Mesfushori 19-vjeçar Ardon Jashari e zgjat kontratën para kohe edhe për një sezon dhe do të qëndrojë me FC Luzern deri në vitin 2026.
Mesfushori ka vazhduar kontratën e tij qe ekishte deri më 30 qershor 2025, me një sezon tjetër deri më 30 qershor 2026. 19-vjeçari nga Baar vjen nga reparti i të rinjve transmeton Faktiditor.
“Është një shenjë e fortë nga Ardon që ai ka zgjatur kontratën me ne edhe për një sezon tjetër”, tha drejtori sportiv i FCL, Remo Meyer.
Edhe Jashari shprehet i lumtur për vazhdimin: “I jam mirënjohës FCL-së për shansin që më dha. Prandaj, një ndryshim pas vetëm gjysmë sezoni si pjesë e ekipit të parë ishte jashtë diskutimit për mua. Jam i sigurt se do të jemi në gjendje të vazhdojmë me paraqitjet e mira të gjysmës së dytë të sezonit dhe dua të jap pjesën time për suksesin e ekipit”. /Faktiditor.ch/