
Kryetari i AAK-së, dega në Prishtinë, Avni Arifi ka reaguar pas dorëheqjes së shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimaj.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai ka thënë se kryeministri, Isa Mustafa rehatoj edhe një ish drejtor të tij, heshturazi në emër të luftës kundër korrupsionit.
“Është ironike por asnjë institucion apo agjenci e pavarur nuk është duke shkëlqyer në përformancë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Dorëheqja e drejtorit të AKI është edhe një indikator se Kosova ka probleme serioze strukturore. Politika e “kapjes së shtetit” e 10 viteve të fundit ka krijuar favore afatshkurtëra për grupe të caktuara por në staza të gjata po e “grryen” sistemin. Është ironike por asnjë institucion apo agjencion i pavarur nuk është duke shkëlqyer në përformancë. Asnjë nuk është imun ndaj aferave sepse temeli i tyre është kalbur nga nepotizmi dhe klientelizmi. Një ditë kjo duhet të ndalet por ajo ditë nuk është sot. Sot Kryeministri rehatoj edhe një ish drejtor të tij, ashtu heshturazi në emër të luftës kundër korrupsionit