Arifi: Nëse krerët e PDK-së kanë menduar të shpëtojnë nga Specialja duke falë tokë, e kanë gabim
Kryetari i AAK-së, dega në Prishtinë, Avni Arifi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” është pajtuar me Hazirin, mirëpo i është dukur paksa e pa qartë deklarata , pasi që nuk e ka kuptuar nëse i është referuar pozitës apo opozitës, transmeton Gazeta Blic.
Ky reagim i Arifit erdhi pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së,Lutfi Hazirit ku kishte thënë se as demarkacioni i kufirit me Malin e Zi e as liberalizimi i vizave nuk shpëton askënd nga Specialja pasi që ata do të merren me individ jo me grupe, shkruan Gazeta Blic.
“Luta paska thënë se Demarkacioni nuk e shpëton askënd nga specialja???!!!! Plotësisht me vend, veç është e paqartë për kënd ka mendu. Për opozitën apo për pozitën. Nëse krerët e PDK kanë mendu se duke dhanë falë tokë të Kosovës dhe duke u përkul para pllakave përkujtimore “Šiptarskog Terora” mund të shpëtojnë nga specialja e kanë gabim. Po ashtu gabim e ka edhe Isa Mustafa nëse mendon që me tuxharllëk të tokave të Kosovës mund të i dërgoj në harresë abuzimet e fondit të 3% dhe të i fshij 70 dosjet në prokurori. Pra po pajtohem me Lutën. Kanjëherë edhe opozita pajtohet me pozitë”.