Kandidatja për komunën e Tetovës nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi ka realizuar sot takim në Tiranë me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.
“Biseduam rreth zhvillimeve politike në Maqedoni dhe rrjedhës së procesit zgjedhor. Shprehja e lirë e vullnetit të qytetarëve është dhe mbetet një nga shtyllat kryesore demokratike të një shoqërie e cila tenton progresin e qëndrueshëm dhe integrimin në Evropë.
Shqiptarët kudo që janë të bashkuar rreth këtij koncepti dhe e kanë të dëshmuar orientimin dhe bindjen e tyre pro-evropiane”, ka thënë Arifi, njofton Medial.mk.