“Arka” lënda e re e PSP-së, tre persona të dyshuar nga DSK-ja dhe një nga MPB-ja

317

“Arka” është lënda më e re e Prokurorisë Speciale Publike që e publikoi sot, ndërsa ka të bëjë me krimin ekonomik i cili rrjedh nga materialet e përgjuara.

Prokurorja Fatime Fetai në konferencë për shtyp informoi se kjo lëndë ka të bëjë me një grup të keqpërdorimit të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për çfarë janë të dyshuar tre persona udhëheqës në DSK dhe një person udhëheqë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në lidhje me furnizimin e pajisjes elektro-komunikuese dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një firmë nga Britania e Madhe për nevojat e Drejtorisë së 5-të pranë DSK-së.

PSP-ja gjatë ditës së sotme për të gjithë të dyshuarit nga Gjykata do të kërkojë masa të ndryshme të nevojshme për kujdes, ndërsa do të kërkohen edhe masa për ngrirje të përkohshme të pronës.

Siç tha Fetai, ata e kanë dëmtuar Buxhetin e RM-së për 862.045 euro në dobi të personit juridik Finzi SHPNJP Shkup.

Në afatin kohor prej korrikut të vitit 2010 deri në fund të vitit 2012 tre të dyshuarit e parë e kanë shfrytëzuar pozitën dhe autorizimin zyrtar dhe për Finzi SHPKNJP-Shkup kanë furnizuar dobi pronësore prej 577.045 euro, ndërsa i dyshuari i katërt iu ka ndihmuar në realizim.

Fetai sqaroi se në vend se pajisja të furnizohet drejtpërdrejtë nga personi juridik nga Britania e Madhe, furnizimi është kryer përmes Finzi SHPKNJP, ku prej 19.08.2009 deri më 03.02.2011 ishte person farefisnor me të dyshuarin e tretë. Sipas dëshmive, informoi Fetai, Finzi SHPKNJP-Shkup është themeluar më 18.08.2009 nga personi juridik nga SHBA-ja, ndërsa deri në fund të vitit 2010 kur iu nda puna nga MPB-ja për furnizim të pajisjes, ky subjekt juridik thjeshtë ka pasur rritje të kryegjësë bazë me 650 mijë euro investim në para. Këto mjete janë transferuar nga llogaria e Finzit SHBA, të hapur në Qipro, në llogari të Finzi SHPKNJP-Shkup, ndërsa të njëjtat para transferohen si investim në para te personi juridik Sistina Finzi kardiologjia.

Më 23 dhjetor të vitit 2011 është përgatitur aneks i marrëveshjes midis MPB-së dhe “Finzi SHPKNJP Shkup” udhëheqës i të cilit ka qenë i ndjeri Kosta Kërpaç, për pajisje shtesë në vlerë të përgjithshme prej 49.265.246 denarë.

Aneksi i dytë i marrëveshjes bazë ka të bëjë për ripajisim me video-kontroll të lëvizshëm dhe është arritur më 09.07.2012 me vlerë të përgjithshme të aneksit prej 3.432.309 denarë. Finzi SHPKNJP ka përgatitur faturë në vlerë prej 17.589.921 denarë, edhe pse pajisja e theksuar në faturë është pjesërisht ndryshe nga kërkesa për ripajisim, megjithatë, tha Fetai, tërësisht është paguar nga ana e MPB-së. Sipas saj, ekziston dyshim bazë se të dyshuarit për Finzi SHPKNJP-Shkup kanë furnizuar dobi pronësore në vlerë prej 13.221.845 denarë ose 215.005 euro.

Në periudhën kohore nga korriku i vitit 2014 deri në fund të vitit 2015, tha prokurorja, ekzistojnë dyshime se i dyshuari i parë dhe i dytë e kanë shfrytëzuar pozitën dhe autorizimin zyrtar dhe për Finzi SHPKNJP-Shkup kanë furnizuar dobi pronësore në vlerë të përgjithshme prej 17.527.500 euro. I dyshuari i katërt edhe në këtë rast ekziston dyshim bazë se iu ka ndihmuar me paramendim të tjerëve në realizim.

“Të dyshuarit për Fenzi SHPKNJP-Shkup edhe pse nuk e ka kryer shërbimin ka përfituar dobi pronësore prej 17.527.500 denarë ose 285.000 euro”, deklaroi Fetai, duke theksuar se vlera është paguar me avans paushall prej nëntë muajve në konkludim me dhjetorin e vitit 2015. Pas vdekjes së Kërpaç marrëveshja është prishur nga MPB-ja.

Prukurorja Lençe Ristovska theksoi se gjatë hetimit lëndë për shqyrtim do të jetë edhe ajo se ku kanë përfunduar mjetet financiare. Pajisjet e furnizuara të evidentuara në kontabilitetin e MPB-së për 1 denarë, informoi ajo, nuk është e shkatërruar.

Identiteti i personave të dyshimtë në këtë çast nuk do të zbulohet për shkak të mbrojtjes – prezumpcionit të pafajësisë, tha ajo, me kërkesë të gazetarëve që të zbulohen se kush janë të dyshimtët.

“Duke e pasur parasysh se rrethi i personave që punojnë në organet shtetërore dhe duke e pasur parasysh determinimin e kohës së veprimit kur këto aktivitete janë ndërmarrë, shumë lehtë mund të konstatohet se për cilat persona bëhet fjalë dhe për këtë nuk do të japin të dhëna shtesë. Bëhet fjalë për persona të cilët gjatë kryerjes së veprës penale kanë pasur pozita të larta të punës në DSK dhe në MPB. Nuk kemi informata nëse për mpmentin dikush prej tyre nuk është në shtet”, deklaroi prokurorja Ristevska.

Sipas saj, dëshmitari, tashmë i ndjeri Kosta Kërpaç, ka siguruar, informata si për këtë lëndë ashtu edhe për lëndë të tjera.

Ajo theksoi se aktualisht nuk mund ta tregojnë edhe emrin e ndërmarrjes nga Britania e Madhe prej ku janë marrë pajisjet.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të veprojë PSP-ja pas kërkesës që të kthehet prokurorja Katica Janeva në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Ristova decide se prokurorja speciale e ka plotësuar obligimin e saj ligjor me atë që e ka prezantuar Raportin e punës së PSP-së në gjashtë muajt e kaluar dhe i është përgjigjur një numri të madh të pyetjeve.

Janeva do të paraqitet në seancën e sotme plenase të Kuvenditm ashtu siç do të paraqitet edhe sot në seancën e Këshillit për Prokurorë Publikë.

Kjo është lënda e gjashtë e PSP-së. Deri më tani ka hapur pesë procedura hetimore “Titanik”, , “Tortura”, “TNT”, “Fortesa” dhe “Transporter” ndërsa ka parashtruar edhe dy akuza.

Comments