Armando Prenga dorëzon mandatin e deputetit, ja çfarë i shkruan Metës

210
fresco

Armando Prenga dorëzon mandatin e deputetit, ja çfarë i shkruan Metës

midle

Nuk ka pritur vendimin e KQZ-së, por deputeti socialist Armando Prenga ka vendosur që të dorëzojë mandatin e deputetit.

Ai i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Ilir Meta ku e njofton për dorëzimin e mandatit.

Në letrën që i ka shkruar kryeparlamentarit Ilir Meta, Prenga shkruan se:

“Dorëhiqem edhe pse nuk prekem nga ligji për dekriminalizimin. Ligji nuk parashikon heqje mandati për një dënim me gjobë.

Për qetësinë time heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati Akuzat e opozitës janë shpifje të ulëta ndaj meje.

Tani Kuvendi të vihet në lëvizje për vakancën”, theksohet ndër të tjera në letrën e Prengës.

Organi i akuzës pas një hetimi për të kaluarën e deputetit socialist të Lezhës, Armando Prenga, si pjesë e ligjit të dekriminalizmit ka kërkuar heqjen e mandatit.

Prokuroria thotë se Prenga nuk ka deklaruar një dënim të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” me 450 mijë lekë gjobë.

Gjithashtu rezulton me precedentë penale në Itali për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna sipas prokurorisë janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.

Comments