ARMEND SHAQIRI: Shpekulime portalesh arrestimi dhe përfshirja ime dhe BDI-së në aksionin policor!!

440
fresco

Unë Armend Shaqiri ish drejtori i burgut të Strugës, demantoj thellësisht lajmet për arrestimin dhe përfshirjen time në aksionin policor në Strugë. Dua të siguroj të gjithë qytetarët e Strugës dhe anetarët e BDI-is, gjithashtu dhe ish ushtarët e UCK-ës, se unë kurr nuk tradhëtoj idealet e luftës deri në diten e fundit, për të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, si dhe rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.

Struktura të ngelura nga pushteti kriminal i së kaluarës, tentuan të fëlliqin emrin tim dhe idealet e UCK-ës dhe invalidët e luftës. Por për fatin e mirë kjo gjë nuk do të kaloj, për faktin se kurrë une dhe të punësuarit e mij nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë qënë të përfshirë në raste të tilla.

Konfimroj se si ish drejtor i burgut, kam qenë i ftuar për të siguruar disa dokumentacione në periudhën kur unë drejtoja atë institucion, dokumentacione këto të cilat kanë qenë në zyrën time si drejtor, por në mungesën e drejtorit nuk ka pasur person të autorizuar nga qeveria që ato dekumenta të vihen në dispozicion të organeve hetuese!

Mbështës luftën kundër drogës dhe cdo lloj krimi në Maqedoni, për të mirën dhe sigurim e fëmijëve tanë dhe i ftoj organet kopetente ti shkojnë deri në fund ketij rasti dhe jo vetem, madje dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë!

Armend Shqiri

Comments