Armët që policia thotë se i konfiskoi nga aktivistët e Vetëvendosjes (FOTO)

894

qae3

Policia e Kosovës pas një aksioni të ndërrmarrë sot ka arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka konfiskuar disa armë që në raportin e policisë thuhet se janë gjetur në lokacionet të cilat i kanë bastisur me këtë rast, njofton Klan Kosova.

Akativistët e Vetëvendosjes,  A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer sulmin me bombë tek objekti i Parlamentit të Kosovës.

Ndaj gjashtë të pandehurve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, dy revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Gjërat e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse”, thuhet në raportin e Policisë.

armet

Comments