Arnaudova nuk pajtohet me vërejtjet e KE-së: Reformat në gjyqësor nuk ngecin

189

Moebel THEMA

Drejtoresha e Akademisë Gjyqësore dhe të Prokurorëve Publik, Aneta Arnaudova, nuk pajtohet me vërejtjet në raportin e fundit të Komisionit Europian, se sistemi gjyqësor i Maqedonisë po ngec. Ajo vlerëson se reformat në gjyqësor, të cilat kanë filluar të zbatohen më herët, e që u ndërprenë për momentin për shkak të krizës politike, kanë shënuar përparim në gjyqësor.
“Sipas meje, nuk ngec sistemi gjyqësor, sepse të gjitha reformat që ne po i zbatojmë janë në përputhje me rekomandimet e komitetit GREKO. Mua më habit fakti që KE në raport nuk i përmend rekomandimet e Komitetit GREKO, i cili vëren përparim të caktuar në gjyqësor dhe i cili thotë se Maqedonia ka ndërmarrë ndryshime serioze kushtetuese. Për shkak të krizës politike, ato janë të ndërprera. Pritet të kalojnë zgjedhjet që të zhbllokohen reformat e filluara në gjyqësor”,– deklaroi drejtoresha e AGJPP “Pavell Shatev”, Aneta Arnaudova.
Për arritjen e rezultateve sa më të mira në mbrojtjen e së drejtës qytetare, për çështje pronësore intelektuale, gjykatësit dhe prokurorët e Maqedonisë do të marrin trajnime nga gjykatës, prokurorë dhe ekspertë të së drejtës ligjore të Lituanisë, Danimarkës, Rumanisë dhe të Italisë. Projekti është pjesë e programit IPA-2011.
“Projekti ka për qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale, të atyre që janë kyçur në këto trajnime, harmonizimin e legjislaturës së Maqedonisë me atë të BE-së, si dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e të drejtës qytetare në çështjet pronësore intelektuale”,– tha prokurorja publike–Danimark, Eirling Vestergard.
“Mbrojtja e së drejtës qytetare për çështje pronësore është një segment shumë i rëndësishëm për të gjithë ne dhe në rast se nuk punohet në këtë drejtim, e njëjta mund të nxisë vepra penale”,– theksoi gjykatësja nga Lituania, Zane Peterson.
Projekti në fjalë do të realizohet në një afat prej 19 muajsh dhe i njëjti zbatohet pas kërkesave të theksuara në raportin e KE-së për shmangien e shkeljeve të shpeshta të çështjeve pronësore intelektuale të qytetarëve.
Comments