Arratiset nga burgu i Dubravës i dënuari për vrasje

438

Një i dënuar për vrasje është arratisur nga Burgu i Dubravës, pasi nuk është kthyer më në institucion pas lejes së fundjavës.

Burime të besueshme nga strukturat e sigurisë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Veton Sylën, i cili ishte duke vuajtur dënimin prej 23 vitesh burgim, raporton Sinjali.

Syla ishte dënuar për vrasjen e Burim Sejdiut, një rast i rëndë që kishte ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.

Sipas informacioneve fillestare, i dënuari kishte përfituar leje fundjave nga burgu, por nuk është kthyer më në kohën e paraparë, duke u konsideruar tashmë në arrati.

Autoritetet përkatëse janë vënë në kërkim të tij dhe pritet që policia të ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe kapjen e të arratisurit.

Rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë e dëshmitarëve, ndërsa priten detaje shtesë nga institucionet përgjegjëse.

Comments