‘Arratiset nga pakujdesia’, policia rrethon Krujën


Edison Pula u arratis në mënyrë krejt të papritur nga komisariati i Krujës mbrëmjen e sotme gjatë transferimit nga stacioni i policisë në Fushë Krujë.
Sipas versionit zyrtar të policisë së Krujës, Edison Pula u largua me pranga në duar duke përfituar nga neglizhenca e dy punonjësve të policisë. Ndaj këtyre të fundit ka nisur hetim i brendshëm nga SHÇBA.
Arratisja e 21-vjeçarit duket paksa e dyshimtë, pasi gjatë ditës së sotme u arrestua së bashkë me 9 persona të tjerë si pjesë e bandës së Niklajt. Fakti që ishte me pranga në duar shton akoma më shumë dyshimet nëse neglizhenca e policëve ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.
Pas arratisjes së Pulës, menjëherë 10 grupe të FNSH rrethuan Krujën dhe kontrolluan në zonën përreth për kapjen e tij. Por, ende asnjë gjurmë prej tij nuk ka.