Arrest për tre persona : E kishin mbyllur viktimën dhe i kërkonin 20.000 euro për ta liruar

258

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike – Tetovë ka urdhëruar që të zbatohet procedurë hetimore kundër dy personave për vepër të kryer penale “zhvatje”, ndërsa gjykatësi në procedurën paraprake u ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë (PPRM), në mbrëmjen e 16 gushtit të këtij viti në periudhën prej orës 21.30 e deri në 00.21 pas mesnate në një banesë në katin e tetë të ndërtesë në Tetovë i dëmtuari është thirrur nga person i i tretë i dyshuar i cili ka jetuar në banesë dhe pasi ka hyrë brenda, personi ka dalë nga banesa dhe e ka mbyllur derën. Atëherë nga hapësira tjetër kanë dalë personat e parë të dyshuar dhe i janë kërcënuar me jetë të dëmtuarit duke i kërkuar një vlerë prej 20.000 euro.

“I frikësuar për jetën e tij, i dëmtuari i është lajmëruar djalit të vet dhe i ka treguar se është mbyllur në mënyrë të paligjshme. Mbrëmjen disa herë i dyshuari i parë dhe i dytë i janë lajmëruar djalit të viktimës duke i kërkuar vlerën e deklaruar. Pasi i biri ka thënë se i ka siguruar paratë, është marrë vesh me të dyshuarit të gjendjen para pompës së benzinës, por nuk ka shkuar në vendin e caktuar po ngjarjen e ka denoncuar në polici”, kumtoi PTHP.Për personin e tretë i cili me veprimet e bëra ka kryer vepër penale “provim të paligjshëm nga liria”. Prokuroria do të marrë vendim pas zbatimit të procedurës hetimore në fazën e ngritjes së akuzës.

Comments