Arrestimet bëhen pengesë për dialogun Kosovë-Serbi

287
fresco

Qytetarët e Kosovës nuk do të munden të udhëtojnë drejt Serbisë, lajm të cilin e ka konfirmuar pak ditë më parë edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kjo për shkak se serbia po vazhdon të arrestojë qytetarët shqiptarë nga Kosova nën akuzën për “Krime lufte”.

Pas arrestimit të kolonelit të Policisë Nehat Thaçit, një shtetas tjetër Hilmi Kelmendi u arrestua dhe do është dënuar me
Hilmi Kelmendi 30 ditë paraburgim.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) deklarojnë se kanë dërguar në Serbi një notë formale ku kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kelmendit.

Lidhur me këtë, opozita e Kosovës e ka vlerësuar si të dështuar dialogun me Serbinë, dhe se arrestimet e fundit janë vepër e Qeverisë së dështuar të Kosovës.

“Kjo situatë po rrezikon gjithë ato që janë arritur gjatë pesë vjetëve, sa edhe po zgjat procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër, rrjedha e procesit dhe menaxhimi i tij na kthen, pavarësisht vullnetit tonë, në kohë të cilat jemi të bindur se nuk do të përsëriten, por i japin një shije të hidhur përpjekjeve për normalizim dhe krijojnë dyshime serioze për ekzistencën e motiveve politike në këtë rast”, ka deklaruar këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Bashmir Xhemaj, për “Zërin”.

Comments