Arrestimi: Gardisti 29 vjeç dhe i martuar, presion një gruaje 39 vjeçe për lidhje jashtëmartesore

Një punonjës i Gardës së Republikës u arrestua pasditen e djeshme pasi dyshohet se ka përndjekur prej muajsh një grua 39 vjeçe në Tiranë. Ngjarja u denoncua mëngjesin e djeshëm nga e dëmtuara në Komisariatin nr.1.
Burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë se i arrestuari është gardisti 29-vjeçar Leard Xhika. Kallëzimi I të dëmtuarës ëhstë bërë ën prezencë të SHÇBA dhe më pas, në orën 16:30 sapo gardisti ka lënë shërbimin, është bërë edhe arrestimi I tij.\efektivi Xhika me origjinë nga Dibra dhe banues ën Tiranë shërben në këtë institucion prej 5 vjetësh ai është amrtuar para katër vjetësh dhe është baba I një vajze të vogël. Por prej 5 muajsh, së paku sipas kallëzimit të 39-vjeçares E.L. ai insistonte që të krijonte një lidhje jashtëmartesore për të cilën është refuzuar vazhdimisht nga gruaja që bëri padinë në Polici/Panorama

