Arrestimi i Çilit, PD nxjerr 2 emra: Pse policia s’tregon me kë gjyqtar u takua botuesi?
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e botuesit e pronarit të universitetit (UET) Henri Çili, i cili sipas përgjimeve të prokurorisë është takuar me gjyqtarë të nivelit të lartë në mënyrë që të zbusë dënimin e dy vëllezërve Aliko, të dënuar me burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat. (Në këmbim, sipas përgjimeve, Çili mori rreth 700 mijë euro në para e prona nga Adil Aliko, babai i dy djemve)
Përmes Çlirim Gjatës, PD ka pyetur sërish policinë dhe prokurorinë se përse nuk kanë zbuluar emrin e gjyqtarit me të cilit prezumohet të jetë takuar botuesi Henri Çili. Madje Gjata ka kujtuar se gjyqtarë të lartë kanë mbetur vetëm Ardian Dovrani ( i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë) dh Sokol Sadushi, kandidat për GJ.Lartë.
“Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme. Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje? Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.Ata janë: Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars.”-tha demokrati.
Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri. Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.
Emri i atij që në dokumenta identifikohet si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë mbetet mister.
Policia dhe prokuroria kanë detyrimin të informojnë opinionin publik:
1- Kush është zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i përfshirë në këtë dosje?
2- Pse po mbahet i fshehtë emri i tij?
3- Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje? Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.
Ata janë:
Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë.