Pak më shumë se një muaj pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem İmamoğlu, anëtarë të tjerë të administratës së qytetit u arrestuan. Sfondi thuhet se është një projekt kanali.
Gjatë procesit të korrupsionit ndaj politikanit të arrestuar të opozitës dhe ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra persona. Disa prej tyre janë të afërt me Imamoğlu.
Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit njoftoi të shtunën se kishte lëshuar urdhër-arreste ndaj 53 personave. 50 prej të kërkuarve janë arrestuar, raporton dpa, duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu.