Arrestohen 7 persona në Kumanovë, dyshohen për organizim të luftimeve me qen

304

Një aksion i policisë në rajonin e Kumanovë ka rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar për organizimin e luftimeve ilegale me qen, një praktikë e ndaluar me ligj dhe e konsideruar si formë e rëndë e keqtrajtimit të kafshëve.

Sipas njoftimit të policisë, më 23 mars rreth orës 23:00 janë arrestuar S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27) dhe J.K. (38), të gjithë nga rajoni i Tetovës, si dhe S.A. (40) nga fshati Çerkezë në Kumanovë dhe N.M. (62) nga Gostivari.

Ata janë kapur në flagrancë në rajonin e Kumanovës, ku dyshohet se po organizonin luftime mes qenve.

Të dyshuarit janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngrihen kallëzime penale ose kundërvajtëse përkatëse.

Luftimet me qen janë të ndaluara me ligj dhe konsiderohen akt mizor ndaj kafshëve. Autoritetet kanë evidentuar vazhdimisht raste të tilla në vitet e fundit, shpesh të lidhura edhe me baste të paligjshme dhe rrjete të organizuara kriminale.

Comments