Arrestohen dy persona në Gjirokastër për mashtrim, pengmarrje dhe plagosje

366

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për mashtrim pasi dyshohet se i kanë marrë 15 mln lekë një personi.
Në pranga u vunë Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç dhe Arbër Zhupa, 33 vjeç, të dy banues në Memaliaj.
“Ndaj këtyre dy personave gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg, pasi dyshohen se të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej ‎15 000 000 lekë, shtetasit E.K, banues në Gjirokastër”, sqaron policia.
Gjithashtu blutë e Gjirokastres sqaron se “Shtetasin E.K, në datë 19.05.2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin pang, ndërsa babai i shtetasit të mësipërm, shtetasi H.K, në datë 15.02.2012 është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.”
Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
/Oranews.tv/

Comments