Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

205
fresco

midle

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të masave për të garantuar rend dhe siguri publike si dhe goditje të individëve dhe grupeve kriminale, kanë fokus punën e tyre në zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve dhe të implikuarëve në rastet kriminale.

Operacioni i fundit është realizuar mbrëmë nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, me ç’ rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në një dyqan ku personi i dyshuar ka vjedhur gjësende në vlerë 144 euro. Rast ky që është ndriçuar vetëm pak minuta pas raportimit, dhe ka rezultuar me identifikimin dhe arresimin e personit të dyshuar:

A. H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, në një fshat të Vushtrrisë, ku nga hetuesit policor është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Ecol special 99.

Rrjedha e hetimeve ka drejtuar hetuesit policor drejt një të dyshuari tjetër të mundshëm, si i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e veprës. Bëhet fjalë për të dyshuarin F. M, mashkull, 24 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë.
Po ashtu edhe tek i dyshuari F.M është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Ekol special 99.

Personat e arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, që të dy ngarkohen me veprën Mbajtje me pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. Ndërkohë që ndaj të dyshuarit A.H është ngritur një kallëzim penal edhe për vjedhje.

Comments