Arrestohen mbi 40 minatorë, rrahën zv/ministrin deri në vdekje

Më shumë se 40 minatorë janë arrestuar në Bolivi për vrasjen e zëvendësministrit për punë të brendshme Rodolfo Ilnes, i cili u rrah deri në vdekje gjatë protestave të minatorëve.
Prokurori kryesor Ramiro Gerero tha se pesë nga të arrestuarit janë të akuzuar për pjesëmarrje direkte në vrasje. Mes tyre është edhe Karlos Mamanoi, kryetar i Federatës Nacionale të Minatorëve, shkruajnë agjencitë botërore, përcjell “SHENJA”.
Illnes ka arritur në qytetin Panduro, 165 kilometra në juglindje të La Paz, ku dhe është kidnapuar nga minatorët pas tentimit që t’i bind për të filluar bisedimet.
Minatorët kanë kidnapuar dhe shtatë orë kanë rrahur zëvendësministrin.
Obduksioni ka treguar se ai është torturuar gjashtë orë gjatë të cilave ka përjetuar “lëndime të rënda në tërë trupin, kafkë të thyer dhe shumë brinjë të thyera”.
Që nga fillimi i protestave kanë humbur jetën edh tre minatorë.