
Djali i vogël i senatorit Tim Kaine, kandidatit për zëvëndëspresident bashkë me Hillary Clinton ishte një nga gjashtë të arrestuarit për trazira kundër “Marshit për Donald Trump “ në Shën Paul, Minnesota.
24-vjecari Woody Kaine u arrestua në një kundër-protestë ndaj këtij marshi të shtunën, sipas policisë Minesota, i cila tha se u kap duke sulmuar përkrahësit e Donald Trump.
Kaine, së bashku me katër persona të tjerë, u lirua nga burgu të martën, në pritje të hetimeve të mëtejshme. Kundër tij nuk është ngritur asnjë akuzë, raporton “Fox News”.
Senatori i Virxhinias, Tim Kaine reagoi mbi ngjarjen në një deklaratë të martën në mbrëmje.
“Ne e duam që fëmijët tanë të kenë pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me çështjet aktuale dhe politike- tha Kaine në deklaratë – Ata e kuptojnë plotësisht përgjegjësinë për t’i shprehur këto shqetësime në mënyrë paqësore.”
Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump kane mbajtur marshe në të gjithë SHBA-në të shtunën./SYRI.net/