Portieri dhe kapiteni i Tottenham, Hugo Loris, u arrestua në orët e para të mengjesit këtë të premte.
Lloris u ndalua nga policia gjatë ngasjes me makinë në qendër të Londrës rreth orës 2:20.
Ai doli pozitiv në testin e alkoolit dhe u dërgua në Stacionin Policor ‘Charing Cross’, ku kaloi rreth shtatë orë në paraburgim para se të lirohet me kusht.
31 vjecari është urdhëruar të paraqitet në gjykatën e Wesminsterit më 11 shtator.
Spurs do të luajë të hënën mbrëma, kundër Manchester United në Old Trafford, ndërsa nuk është e qartë nëse Lloris do të jetë pjesë e skuadrës së Mauricio Pochettino.