Arrestohet ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Mitko Çavkov

359
fresco

Shkup, 28 nëntor 2017 – Ish-ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Mitko Çavkov, ështëe arrestuar të martën në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të Prokurorisë Publike.
Çavkov, i cili ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, është dërguar në Gjykatën Penale para gjykatësit për procedurë paraprake.
Raportohet se policia maqedonase i ka arrestuar rreth 15 persona te tjerë që kanë marrë pjesë në dhunën e ushtruar në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të këtij viti.
Burime nga VMRO-DPMNE kanë thënë se policia ka hyrë edhe në shtëpinë e së paku tre deputetëve të kësaj partie: Kërsto Mukoslit, Luben Arnaudovskit , Sasho Vasilevskit e Zhaklina Stefanovska, por nuk saktësojnë nëse ata janë arrestuar apo jo.
Policia e Maqedonisë ka paralajmëruar se ludhur me detajet e operacionit do të njoftojë gjatë ditës, pas përfundimit të operacionit.

Comments