Arrestohet kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

270

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, është arrestuar të premten pas pretendimeve për fyerje dhe nënçmim të policëve.

Kështu po raporton mediumi malazez ‘Vijesti’, i cili pati një përleshje verbale me policinë pasi u ndalua për kontroll teknik si shkak i xhamave të zinj, përcjell lajmi.net.

Siç vijon raportimi, në veturë gjendeshin edhe familja e Gjeloshajt, ku biseda me policët u përcoll me debate të forta.

Policia pritet të deklarohet pas përfundimit të hetimeve, sipas mediumit malazez. /Lajmi.net/

Comments