Arrestohet kumanovari, dyshohet se vrau të moshuarën nga Ohri

228
Arrestohet kumanovari, dyshohet se vrau të moshuarën nga Ohri

Policia e arrestoi personin e dyshuar për plaçkitje me pasoja vdekje, e cila ndodhi para dy ditëve në Ohër.

I dyshuari, siç informon Prokuroria Publike, është me prejardhje nga Kumanova dhe në momentin e plaçkitjes ka jetuar në ndërtesën e njëjtë me viktimën dhe është njohur me të.

Pas plaçkitjes së kryer, i dyshuari është nisur për në Kumanovë me qëllim që të dalë nga kufijtë e shtetit.

Me urdhër të prokurorit publik kompetent në vijim është ndërmarrja e veprimeve për zbardhje të mëtejme të ngjarjes penale-ligjore.

Comments